Seksi

A duan vërtet burrat më shumë seks se gratë? Terapistja përplas të vërtetat që s`dinim

A duan vërtet burrat më shumë seks se gratë? Terapistja

"Rruga drejt seksit më të mirë dhe marrëdhënieve më të lumtura kërkon një kthesë dhe heqje dorë nga shumë prej besimet tona më të thella", thotë Esther Perel, seksologe.

A dëshirojnë burrat seks më shumë se gratë? A janë gratë më monogame se burrat?

Në intervistën e Goop me Perel do marrësh përgjigjet e shumë pyetjeve që ndoshta vërtiten në kokën tënde.

Si është e lidhur dëshira me mënyrën se si mendojnë tradicionalisht gjinitë: burrë dhe grua?

Një mënyrë për të ndikuar dëshirën është përmes institucionalizimit të marrëdhënies. Ky mendim i imi vjen nga studimi i koleges sime Marta Meana. Sapo një marrëdhënie zyrtarizohet, gratë ndihen të lehtësuara. Tani janë të fejuara, ose të martuara. Kjo është ajo çfarë pritet të bëjë dhe çfarë bota dëshiron prej saj. Në momentin që zyrtarizon marrëdhënien, ndjen se i përket, që është burri i saj, zgjedhja e saj dhe bën atë që pretendohet të bëjë, por jo atë që do të bëjë.

Neve na pëlqen të mendojmë që dëshirat e grave janë më të paragjykuara. Nëse një grua dëshiron një burrë, ai duhet të jetë i sigurt që është njeriu që ajo do. Kurse kur një burrë dëshiron një grua, ajo do prova për të vërtetuar që është gruaja që ai do vërtet.

Ajo që ne nuk pranojmë është fakti që gratë mërziten me monogaminë më shpejt se burrat. Gratë e humbin interesin shumë më shpejt se burrat.

Është interesante që burrat janë shumë më bujarë në marrëdhënie. Ata e vlerësojnë shumë eksitimin e partneres. Janë më të përkushtuar në marrëdhënie dhe flasin më shumë rreth kësaj teme. Ndërkaq, cilësia e mërrëdhënies së tyre, varet nga kënaqësia e saj. Burri kënaqet duke e parë gruan të eksituar. Keni dëgjuar ndonjëherë një grua të thotë: Ajo që më eksiton më shumë është të shikoj partnerin të eksituar? Sekreti i kënaqësisë femërore është narcizmi. Është antidoti për botën sociale të gruas që zakonisht është në rolin e gruas dhe nënës përkujdesëse.

Një faktor tjetër thelbësor në kënaqësinë seksuale të një gruaje është de-seksualizmi i roleve. Roli si nënë, bijë, përkujdesëse, janë aspak egoiste dhe kjo nuk e ndihmon të arrijë kënaqësinë seksuale.

Pse burrat e kanë të vështirë të flasin për partnerët e mëparshëm të gruas?

Mendoj që burrat e kanë shumë të vështirë të kërkojnë mbështetje dhe intimitet.

Takova një burrë disa ditë më parë që nga asgjëja ishte bërë shumë i sukseshëm. Më tha se gruaja e tij i përkiste shumë tipit A (tipit që punon shumë). Ishte nga ato në kërkim të perfeksionit.

Më tregoi se sa nënë e mrekullueshme ajo është dhe sa shumë e donte ai. Më tregoi për një vit krize që kishte pasur në jetë si pasojë e një problemi financiar në biznesin e tij. “E di për çfarë kisha nevojë? Kisha nevojë që gruaja ime të më vinte në shpatull dorën dhe të më thoshte: E bëre shumë mirë. Punove shumë. Doja që të ishte e butë”, më tha.

Mendoj se burrat kanë shumë nevojë të ndihen të admiruar. Të gjithë njerëzit duan në fakt të ndihen të tillë. Burrat duan ta kuptojnë dhe ndjejnë që gruaja e tyre është krenare për ta. Shumë gra janë ok me vetëkritikën dhe mendojnë se edhe të tjerët duan t`i kritikosh, përfshirë burrat. Shpesh, grave u duhet të jenë në prag të humbjes së partnerit për të treguar vlerësimin që kanë për të.

A duan vërtet burrat më shumë seks se gratë? Terapistja

Pse mendoni se disa gra e kanë të vështirë të shfaqin dhembshuri ndaj partnerëve të tyre?

Gratë shpesh kanë frikë se nëse e vendosin dorën mbi shpatullat e burrave të tyre, ato do të shndërrohen në pellgje lotësh. Kanë frikë se nga burrë do u duket sikur e kanë djalë. Ato i shikojnë burrat si më të dobët dhe jetojnë me idenë që nëse i lejojnë të dorëzohen në një moment e të qajnë, atëherë ata do humbasin fare. Shumë gra nuk besojnë në qëndrueshmërinë emocionale të burrave. Ato mendojnë se janë superiore në këtë fushë.

Shumë gra kanë frikë gjithashtu se nëse e lejojnë që partneri të zbutet e të tregojë dobësinë emocionale, atëherë ato nuk do të mund të mbështeten tek ai. Ato në thelb, vazhdojnë të dëshirojnë që ai të jetë i fortë. Gratë duan që ai të tregojë se është i fortë, emocionalisht dhe në seks. Në të kundërt e lënë të shkojë. Dhe kur ai ka një moment dobësie, ajo nuk bëhet më e dhembshur, përkundrazi, mërzitet dhe nevrikoset.

Është sikur burri të luajë gjithmonë një rol, në një shfaqje për të cilën nuk ka bërë kurrë audicione. Gruaja e ka vendosur në mendjen e saj, madje pa ia pranuar as vetes, se kush dëshiron që ai të jetë për të. Edhe pse dëshiron që ai të jetë zotërues dhe me imagjinatë, nuk i jep hapësirë për të qenë i tillë.

Çfarë fshihet pas shkëputjes?

Burrat nuk ua shpjegojnë mjaftueshëm grave që seksualiteti i tyre është relacional, domethënë i lidhur me gjendjen e brendshme. Nëse një burrë ndihet i stresuar, ose në ankth apo depresion seksualiteti i tij do të ndikohet. Frika nga refuzimi, nevoja për t`u ndierë kompetent janë disa nga arsyet.

Njerëzit priren të mendojnë për seksualitetin femëror si shumë të komplikuar, ndërsa tejkalojnë seksualitetin mashkullor. Ka një ide që gratë kanë monopolin e intimitetit dhe e kuptojnë më mirë afërsinë. Këto janë stereotipe gjinore që në të vërtetë nuk i shërbejnë askujt.

Unë mendoj se të gjithë biem pre e stereotipeve shumë të vjetra dhe ideve evolucionare që mbështesin disa stereotipe edhe pse nuk janë domosdoshmërisht të sakta: Për gratë thuhet që kanë një formë shprehjeje për trishtimin dhe lëndimin më të madh, kurse për burrat është më pak e pranueshme të mërziten.

Po për burrat që projektohen tek gratë?

Ne jemi më familjarë me parashikimet e burrave për gratë sesa jemi me parashikimet e grave për burrat. Për shembull:

Nëse një burrë e sheh një grua si të brishtë, ai mund ta dashurojë atë me një kujdes shtesë. Ai merr një rol prindëror.

Ka pastaj histori të gjata të burrave që dezeksualizojnë gratë (kompleksi Madonna) dhe vënia e tyre në rolin e nënës. Ose, është dhe marrëdhënia kur një burrë mendon se nuk është i mjaftueshëm për një grua. Atëherë ai “zvogëlon” figurën e saj, për të “rritur” veten.

Po burrat a ndjejnë turp për seksin, apo turpi është diçka që u përket vetëm grave?

Turpi është i përhapur gjithandej dhe prek si gratë ashtu edhe burrat. Mendoj se arsyeja tek të dy ndryshon. Turpi kryesor i një gruaje është nisja e seksit. Kurse tek burrat është rreth llojit që pretendon. Ose mund të ketë turp nëse ndonjëherë nuk dëshiron të kryejë marrëdhënie seksuale.

“Ajo s`ka lejen të kërkojë seks, kurse ai s`ka lejen të kërkojë intimitet”.

Të gjithë mendojnë se shumica e çifteve vijnë në terapi sepse është gruaja e painteresuar në marrëdhënien seksuale, kur në fakt në pjesën më të madhe janë burrat që nuk duan. Vetëm se pranohet më lehtësisht dhe thuhet me zë të lartë kur një grua nuk është e interesuar. Ajo e ka lejen të mos e dëshirojë, kurse ai nuk e ka.

Pra, ajo s`e ka lejen të kërkojë seks, kurse ai s`e ka lejen të kërkojë intimitet për një çështje të tillë.

Pra secili ka leje të ndryshme dhe secili grup ka frenimet e tij që shoqëria i ka dhënë.

Atëherë si e rregulloni ju këtë situatë? Gjithçka fillon me një bisedë?

Po, por duhet të jetë një bisedë e veçantë. Kjo është një temë shumë aktuale. Në SHBA, seksualiteti shikohet përmes një lenteje morale, puritanike. Amerika është në luftë me konceptin e kënaqësisë në përgjithësi.

Gjithçka ka të bëjë me kontrollin. Seksualiteti ka të bëjë me kontrollin dhe nënshtrimi për ta humbur kontrollin. Ndaj është një çështje dhe diskutim i madh.

Nuk ka shumë rëndësi se çfarë të bësh e si ta ndreqësh, para asaj se si duhet ndryshuar këndvështrimi dhe mënyra se si i perceptojmë gjërat. Nuk është hera e parë që po ndryshojmë diçka. Cilat janë bisedat që u lejohen sot grave të bëjnë dhe cilat janë bisedat që u lejohen burrave të bëjnë?

Burrave u lejohet sot të gënjejnë e ekzagjerojnë gjërat, ashtu si grave u lejohet ta vënë theksin tek vetëmohimi.

Ditën kur të hysh në një dhomë me burra dhe t`i dëgjosh duke folur se si gratë po i joshnin, por ata s`ishin të interesuar… atë ditë do jetë bërë evolucioni.

*Marrë nga goop.com