Dobësimi më shtoi dëshirën seksuale, por jo për me gruan time
Dua të bëj seks, por jo me gruan time, me gra të tjera. Unë dhe bashkëshortja ime kemi 10 vjet që nuk ndajmë më të njëjtin shtrat. Për vite me radhë mungesa e jetës sonë seksuale nuk më shqetësoi shumë, por pas një problemi shëndetësor, unë humba shumë peshë. Prej asaj kohe vë re që ngado kaloj gratë më shikojnë. E kam kuptuar se në sytë e tyre dukem tërheqës. Jam përpjekur ta shtyp këtë ndjesi (faktin që më pëlqen kjo gjë) për kaq shumë kohë, por tani jam gati ta ndjek këtë dëshirë. Edhe pse e dua gruan time, martesa jonë ka mbaruar. Do isha ndarë prej saj, por djali më tha që nëse e lija nuk do t`i shihja më nipërit dhe mbesat e mia.
Nga një burrë në kërkim të lumturisë dhe kënaqësië
Përgjigjja e ekspertit
Pra fitnes dhe fantazi seksuale. Kjo është e gjitha. Mendimi ynë i parë, kur lexuam letrën tuaj, ishte se kjo nuk ka të bëjë me seksin. Kjo ka të bëjë me një jetë të tërë: familjen, identitetin dhe evolucionin. Ne të gjithë ndryshojmë. Ne jemi ndërtuar që të rritemi dhe të lulëzojmë. Dhe zhvillimi juaj personal ka ardhur si pasojë e një ndryshimi të madh fizik. Rrobat tuaja nuk ju përshtaten më dhe ndiheni sikur as jeta nuk ju përshtatet më.
Ju dukeni i dashur dhe i sinqertë. Sigurisht që meritoni të jeni të lumtur, por jo duke bërë gjëra që nuk duhet, që nuk janë korrekte dhe të ndershme.
A keni biseduar butësisht me gruan për ndryshimin tuaj? Flisni, reagimi i saj mund t`ju befasojë. Edhe ajo mund të dojë të rizgjojë ndjenjat dhe jetën seksuale me ty. Mos e pranoni faktin që martesa juaj ka mbaruar pa mbaruar vërtet. Terapia do t'ju ndihmojë të nisni një dialog. Është e mundur që terapia të rindezë marrëdhënien tuaj, ose të paktën të arrini një mirëkuptim.
Për të dalë pastaj tek djali juaj.
Fëmijët janë të çmuar dhe kanë një fuqi gati të keqe mbi ne, por është e papërshtatshme që të na shantazhojnë. E keqe për ta sepse fuqizohen në mënyrë të gabuar dhe e keqe për ne, sepse nuk është një mënyrë e mirë për të marrë vendime.
Fol me familjen për të qenë jo vetëm njeriu siç doje të dukeshe, por edhe të veprosh si njeriu që dëshiron të jesh.
*Burimi The Telegraph