Seksi

Gjatë karantinës po shiten më pak prezervativë

Gjatë karantinës po shiten më pak prezervativë

Prodhuesit e Durex tregojnë se shitjet kanë rënë ndjeshëm i rezultat i karantinës.

Laxman Narasimhan, shefi ekzekutiv i Reckitt Benckiser ia atribuon këtë distancimit social. Koronavirusi ka parandaluar krijimin e lidhjeve të reja, por edhe ata që janë në një lidhje, ose nuk janë takuar, ose janë më të stresuar dhe më pak aktivë seksualisht.

Shitjet më të vogla i ka pasur Italia dhe Mbretëria e Bashkuar, dy nga vende më të goditura prej koronavirusit.

Disa javë më parë u paralajmërua se do kishte një mungesë të theksuar të prezervativëve në treg, duke qenë se kompanitë e kishin pezulluar prodhimin, por askush nuk kishte parashikuar që njerëzve do u duheshin më pak.

*Burimi Metro