A mund të bëhet prezervativi një relike historike? Në magazinën pranë një shtëpie tradicionale në Osaka është gjetur një prezervativ 120-vjeçar. Mendohet se modeli i quajtur Yamatogi është shitur nga kompania Morishita Jintan.
Besohet se depoja ku u gjet kontraceptivi mund të ketë qenë një vend i takimeve erotike të fshehta. Në atë periudhë historike ishte shumë e zakonshme të infektoheshe nga sifilizi dhe prandaj prezervativët u përdorën për të parandaluar përhapjen e këtyre sëmundjeve.
Prezervativët Yamatogi të kompanisë Morishita Jintan gjithashtu janë përdorur gjerësisht në Francë. Për të dëshmuar se edhe në fund të shekullit të 19-të, njerëzit kujdeseshin për shëndetin seksual.
*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Tiranapost.al