Seksi

Seksi njëherë në vit shkatërroi lidhjen tonë

Seksi njëherë në vit shkatërroi lidhjen tonë

Ke ndonjë mendje për këtë fundjavë? Kështu e pyeta të dashurin tim të 5 viteve. Zemra më rrihte ndërkohë që po përgatisja veten për t`u refuzuar. Kishim disa muaj që nuk kishim bërë seks. “Po, edhe mundet”, m`u përgjigj ai pa pikë entuziazmi. Nuk donte sërish.

Marrëdhënia jonë nuk kishte qenë kështu në fillim, se përndryshe nuk do shqetësohesha. Në fillim kishim një jetë seksuale aktive. Për 8 muaj bënin seks të paktën 2 herë në ditë. Më bënte të ndihesha gjallë.

Pas “muajit të mjaltit” jeta seksuale u dobësua sa vinte dhe më shumë, derisa u shua fare. Ishim ende të dashuruar, por jo intim.

Unë u diagnostikova me një sëmundje kronike. Ai po përpiqej të mbante me thonj punën se duhet të paguanim qiranë.

Filloi të largohej vetvetiu. Supozohej të ishim një skuadër. Në vendin e tij, unë do t`i kisha qëndruar pranë. Ai s`e bëri. Kam qenë gjithmonë një partizane e idesë se seksi shpëton marrëdhënien. Është pikërisht seksi ai që dallon miqësinë nga dashuria, lidhjen miqësore nga ajo intime.

Provova t`i afrohesha shumë herë, por gjithmonë më largonte duart, më thoshte që ishte i lodhur dhe që nesër, nesër, nesër.

Filluam të qëndronim gjithmonë e më larg. Edhe kur shikonim filma rrinim në krevate të ndarë. Pastaj fjetëm në dhoma të ndara.

Bëra përpjekjen e fundit. Bleva ca të brendshme seksi dhe i dola përpara teksa ai qëndronte në sallon. Më pa nga koka tek këmbët dhe tha: Po më dhemb barku.

Në dy vitet e fundit bëmë seks vetëm dy herë.

Vetëm pas ndarjes kuptova që më kishte tradhtuar disa herë, edhe me koleget e tij.

Tani jam me dikë tjetër, që më do dhe dëshiron. Seksi nuk është i detyrueshëm, por i natyrshëm. Më në fund e kam kuptuar.

*Burimi Metro