Seksi

Izolimi ka ulur dëshirën për marrëdhënie seksuale, por ka shtuar...

Izolimi ka ulur dëshirën për marrëdhënie seksuale, por

Me fillimin e karantinimit nisën shakat se çiftet kështu do të kishin kohë për të kryer më shumë marrëdhënie seksuale dhe ata që janë beqarë mund ta shtynin kohën përmes vetëkënaqësisë. Pavarësisht se nisën mendimet se pas 9 muajsh do ketë vetëm lindje dëshira seksuale gjatë kësaj kohe është ulur, thotë një hulumtimi i ri nga Justin Lehmiller, një studiues në Institutin Kinsey.

Sipas sondazhit të tij të kryer tek rreth 2,000 njerëz në SHBA, shumica janë në të vërtetë më pak intim gjatë izolimit. Por kur bëjnë seks, kanë tendencë të jenë më eksperimentalë, duke provuar pozicione të reja dhe duke eksploruar fantazira.

Gjetjet paraprake janë pjesë e studimit që vijon, ndërsa njerëzit (ata në çift apo beqarë) pyeteshin në lidhje me sjelljen e tyre seksuale çdo dy javë që nga mesi i marsit, kur filluan kufizimet në SHBA.

Shumica e tyre thanë se po kryenin më pak marrëdhënie seksuale, krahasuar me kohën para pandemisë.

“Përkundër gjithçkaje që kemi dëgjuar në media për njerëzit që janë më të interesuar për seksin tani, po shohim që nivelet e sjelljes seksuale janë më të ulëta, dhe kjo përfshin masturbimin", tha Lehmiller për “Insider”.

Disa prej të pyeturve thanë se jeta e tyre seksuale ka rënë. Vetëm 13.6% thanë se jeta e tyre seksuale është më e mirë se më parë. Rreth 43.5% e pjesëmarrësve të studimit thanë që jeta e tyre seksuale ka qenë e një cilësie më të ulët sesa para pandemisë, ndërsa 42.8% thanë se jeta e tyre seksuale është pothuajse e njëjtë për sa i përket cilësisë.

Ndërkohë 1 në 5 nga pjesëmarrësit e studimit provuan një sjellje të re seksuale që nga fillimi i pandemisë. Zakonisht lidhej provimin për herë të parë të ‘sexting’, ndarja e një fantazie seksuale me partnerin, ose provimi i një pozicioni të ri./ Burimi Insider