Seksi

Kjo është periudha më e gjatë që kam qëndruar pa seks dhe ja ç`ka ndryshuar tek unë

Kjo është periudha më e gjatë që kam qëndruar pa

Një ditë kisha bërë pazarin dhe po kthehesha me qeset në shtëpi, por shishja e qumështit që mbaja në dorë më preku tek gjoksi. Ndjeva diçka të çuditshme. Nuk kisha realisht një fetish për shishen, por më ndodhi ngaqë kisha kohë pa kryer marrëdhënie seksuale.

Kur nisi pandemia në mars, seksi ishte gjëja e fundit që më vinte në mendje. Isha në ankth dhe më shumë e shqetësuar për shëndetin tim mendor dhe emocional, sesa seksual.

Ndërkohë që ditët ecnin, ndjeja frikë, ankth, vetmi, trishtim, mërzitje, padurim, frustrim. E dija që do isha vetëm, sepse nuk isha në një lidhje që para pandemisë, por me kalimin e kohës fillova të mësohesha me këtë normalitet të ri.

Jeta po dukej sërish më e sigurt, gati ashtu si më parë. Online ka aplikacione të ndryshme njohjesh, por mes gjithë kësaj krize, dihet që takimet do mbeten vetëm virtuale.

Gjithsesi, gjatë këtyre ditëve në izolim kuptova që seksi është forcë zakoni, ashtu si rutina e të shkuarit në punë. Kam kuptuar gjithashtu vlerësimin që kam për seksin dhe dëshirën time seksuale. Seksi si koncept nuk ka të bëjë vetëm me aktin, por me gjithë përvojën, që nga tërheqja e parë e deri tek intimiteti fizik. Askush nuk duhet ta shikojë si një dëshirë të burrave që përmbushet nga prania e gruas si objekt seksual.

Njëherë më mërziti dora e një burri që po ngjitej mbi gjunjë e mi që në takimin e parë. Megjithatë tani më ka marrë malli. Nuk fantazoj më për kulmin, por puthjet e gjata, të ngadalta dhe sensuale.

Nuk e di kur do vijë dita që do e provoj sërish. Qeveria nuk ka dhënë ndonjë sqarim për këtë. Ndjej sikur do ta përjetoj sërish nga e para, si atëherë kur isha adoleshente, por kësaj radhe pa frikërat dhe pasiguritë e moshës.

(Letra e një vajze nga Anglia)

*Burimi Metro

Lexo më shumë: