Seksi

Mbani maskën kur bëni seks! Thirrja e ekspertes së lartë kanadeze që vlen vetëm për pandeminë

Mbani maskën kur bëni seks! Thirrja e ekspertes së lartë

Anashkaloni puthjet dhe mbani një maskë ndërsa kryeni marrëdhënie seksuale, për të mbrojtur veten nga infektimi me Covid. Dhe kjo thirrje vjen nga shefja e Shëndetit Publik të Kanadasë, Dr. Theresa Tam, e cila deklaroi se seksi gjatë pandemisë mund të jetë i komplikuar dhe duhet që njerëzit të tregojnë kujdes ndërsa janë të përfshirë në një marrëdhënie.

“Shëndeti seksual është një pjesë e rëndësishme e shëndetit tonë të përgjithshëm. Sidoqoftë, seksi mund të jetë i komplikuar në kohën e Covid-19”, deklaroi ajo ndërsa theksoi rritjen e rreziqeve për partnerët që angazhohen me njerëz jashtë familjes.

"Aktiviteti seksual me rrezik më të ulët gjatë Covid-19 përfshin vetëm veten tuaj" këshillon Tam. Për ata që përfshihen në njohje të reja, ajo sugjeron një numër hapash për të zvogëluar rrezikun përfshirë "shmangien e kontaktit ballë për ballë ose afërsisë".

Mbani maskën kur bëni seks! Thirrja e ekspertes së lartë

Së pari duhet të vendoset një marrëdhënie besimi dhe partnerët duhet të marrin në konsideratë përdorimin e një maske që mbulon hundën dhe gojën, thotë Tam.

"Dëshmitë e deritanishme tregojnë se ekziston një gjasë shumë e ulët e kontraktimit të koronavirusit përmes spermës ose lëngjeve vaginale. Sidoqoftë, edhe nëse personat e përfshirë nuk kanë simptoma, aktiviteti seksual me partnerë të rinj rrit rrezikun e marrjes ose kalimit të Covid-19 përmes kontaktit të ngushtë, si puthja. Marrëdhëniet seksuale duhet të shmangen nëse ndonjë nga personat ka simptoma Covid-19, si dhe të kufizohet përdorimi i alkoolit dhe substancave të tjera në mënyrë që ju dhe partneri juaj të jeni në gjendje të merrni vendime të sigurta", sugjeron ajo.

Sigurisht, ekspertja nuk harroi të përmendte edhe përdorimin e masave mbrojtëse. Deklarata e saj është publikuar në mediat kryesore ndërkombëtare, ndërsa reagimet kanë qenë edhe kundërshtuese./ Burimi CNN