Seksi

Përse pastruesi intim duhet ndryshuar me kalimin e moshës?

Përse pastruesi intim duhet ndryshuar me kalimin e moshës?

Të kujdesesh për higjienën personale është padyshim e një rëndësie parësore, por duhet të bëhet ashtu siç duhet.

Ka disa rregulla të vogla që duhet pasur parasysh, siç është për shembull përshtatja e detergjentit intim sipas moshës.

Gratë kalojnë faza të ndryshme gjatë jetës, veçanërisht në momente të veçanta të tilla si shtatzënia paslindja, menopauza, të cilat mund të ndryshojnë pH natyral dhe mikroflorën vaginale, prandaj është thelbësore të zgjidhni produktet që janë më efektive dhe, mbi të gjitha, më pak agresivë për lëkurën.

Me kalimin e moshës dhe fillimin e menopauzës, mukoza hollohet më tej për shkak të uljes së estrogjenit, kështu që higjiena intime duhet të mbahet edhe me më shumë kujdes.

Por cili është parametri kryesor për të zgjedhur pastruesin intim më të përshtatshëm?

Gjëja e parë që duhet të merret parasysh është pH i vaginës, i cili ndryshon në varësi të moshës, bazuar në ndryshimet hormonale tipike të moshave para pubertetit, moshës pjellore dhe menopauzës.

Për të kuptuar se për çfarë po flasim, pH vaginal nënkupton përqendrimin e joneve të hidrogjenit në indet e mukozës, të cilat i japin asaj aciditet; përgjithësisht vlerat e tij variojnë nga 0 në 14. Në veçanti:

0 deri në 6: pH i acidit

7 është neutral

8 deri në 14: pH bazë.

Gjatë moshës pjellore pH i vaginës është përgjithësisht midis 4 dhe 5, nivelet e estrogjenit janë të larta dhe bakteret më të shumta në florën vaginale janë laktobacilet, të cilat, prodhojnë acid laktik, i cili i jep aciditet mjedisi, thelbësor si një mbrojtje kundër patogjenëve.

Nga këtu kuptojmë pse është e rëndësishme që aciditeti të mbetet konstant dhe të mos pësojë variacione, prandaj është thelbësore të zgjidhni një detergjent me një pH që i duhet moshës.

Një strisho vaginale të jep përgjigjen që të duhet dhe më pas gjinekologia jote mund të të sugjerojë produktin që të duhet për të balancuar pH-N tënd.