SPORT

Igli Tare tregon dëshirën që ka për Shqipërinë

Igli Tare tregon dëshirën që ka për Shqipërinë

Igli Tare pasi rezultoi i suksesshëm për kombëtaren shqiptare dhe disa nga klubet elitare te Serisë A, tashmë prej vitesh është pjesë drejtuese e klubit të Lazios në rolin e drejtorit sportiv. Shqiptari është renditur disa herë si një nga më të mirët në botë në rolin e tij. Tare disa herë e ka theksuar faktin se dëshiron që në të ardhmen të marrë drejtimin e Kombëtares Shqiptare.

“Sa i përket dëshirës time, unë e kam thënë që një ditë dua ta drejtoj Shqipërinë. Nuk e di se sa do të realizohet, por kjo është si dëshirë. Gjithsesi këtu po flasim për të ardhmen, pasi për momentin jam shumë i lumtur te puna ku jam”, ka thënë Tare.

Igli Tare ishte edhe pjesë e ndeshjes sensibilizuese që u zhvillua në stadiumin kombëtar midis kombëtareve të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë./XH.K