Showbiz

Ikin dritat edhe në Londër

Ikin dritat edhe në Londër

Ditën e sotme, Britania u përfshi nga një stuhi me reshje shiu dhe erëra të fuqishme që kanë shembur pemë dhe shkëputur çatia shtëpish. Stuhia Brendan goditi Londrën dhe zona të tjera, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Aida Gjoni në Instagramin e saj ka postuar dy story ku tregon se në shtëpinë e saj nuk ka drita, por ndriçim me një qiri. Në Londër nuk ndodh zakonisht dhe për këtë Aida thotë se e kishte marrë malli që dritat të iknin, ndoshta nisur nga përvojat në Shqipëri. Në një story të dytë ajo tregon një njoftim ku thuhet se dritat do të rikthehen mes orës 18:00 dhe 19:00 dhe në emër të autoriteteve i kërkohet ndjesë për këtë problem./ Tiranapost.al.