Aktualitet

Iku nuk iku, Sokol Balla i mbyll të gjitha dyshimet. I jep lamtumirën Top Channel në Twitter

Sokol Balla mbyll kapitullin me Top Channel...

Përmes një njoftimi në Twitter gazetari, Sokol Balla ka konfirmuar largimin e tij nga televizioni Top Channel. Ai shkruan:

Uroj që jeni duke kaluar bukur. Ky vit mbyll shumë kapituj për shumë nga ne. Një nga ata edhe unë. Në fund të 2017 dua të uroj së pari kolegët e mi në Top Channel me të cilët kalova më shumë se 12 vjet të paharruar, dhe me të cilët rruga ime sot ndahet. Gëzuar 2018! Koli./Copyright Tiranapost.al