Aktualitet

Ilaçe që jepen pa recetë dhe jashtë kushteve të ruajtjes. Rishikim licence për 79 farmaci

Ilaçe që jepen pa recetë dhe jashtë kushteve të

Janë kontrolluar 158 farmaci dhe janë marrë masa për 79 subjekte, kjo për shkak se janë zbuluar tregtime ilaçesh pa recetë dhe jashtë kushteve të ruajtjes së tyre. Në njoftimin nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë kontrollit të farmacive rezultojnë 79 shkelje nga të cilat, pjesa më e madhe për tregtimin e barnave pa recetë. Ndaj subjekteve do ketë rishikime të lincensave.

Më konkretisht:

  • 32 subjekte “Tregtimi i barnave pa recetën e mjekut”
  • 26 subjekte “Mungesa e recetave të ekzekutuara sipas klasifikimit”
  • 14 subjekte “Farmacia tregton barna pa pullën e kontrollit të lëshuar nga AKBPM-ja”
  • 7 subjekte “Mosrespektimi i kushteve të ruajtjes dhe tregtimit me pakicë të barnave”

Kontrollet janë pjesë e Task Forcës së ngritur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu. Task-Forca për kontrollin e barnave, është e përbërë nga përfaqësues të disa institucioneve, që do të ushtrojnë kontrolle në çdo subjekt farmaceutik. Kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë vendin, me qëllim që të gjitha farmacitë të respektojnë ligjin duke garantuar sigurinë e qytetarëve./ Referuar njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale/ Tiranapost.al Elisa Bajrami.