Aktualitet

Imami Elvis Naçi tregon e historinë e shqiptarit nga Zvicra që dhuroi 200 mijë franga: Arsyeja e parë ishte nëna e tij

Imami Elvis Naçi tregon e historinë e shqiptarit nga Zvicra që

Imami Elvis Naçi tregoi sot në emisionin “Opinion” një nga rastet e dhuruesve për të prekurit nga tërmeti, që në asnjë moment nuk pranoi që të publikohej emri i tij.

“Është një shqiptar nga Zvicra që ka ofruar më shumë para. Ai vjen nga puna dhe nëna e tij që shikon në televizor se çfarë po ndodhte i thotë: ‘Të rroftë që punon, shiko se çfarë ka ndodhur në Shqipëri’. Ai merr në telefon në emision dhe thotë që do të dhurojë 100 mijë franga. Unë e marr të nesërmen në telefon dhe më thotë ‘nuk doja ta thosha aty, por unë dua të shtoj dhe 200 mijë franga. Të lutem mos i thuaj’”, tregon Naçi.

I pyetur nga moderatori Blendi Fevziu nëse kanë investuar dhe të huajt, imami pohon: “Është një miliarder malazez që dhuroi 85 mijë euro. Ndërsa një zviceran që ndërsa pa punonjësit shqiptarë të mërzitur dhe mësoi çfarë kishte ndodhur dhuroi 5 mijë franga”.

Në fondacionin Firdeus deri më tani janë mbledhur 6 milionë e 500 mijë euro./ Tiranapost.al