Tech

Instagram zbulon aplikacionin e ri të mesazheve, por vetëm për shokët e ngushtë

Instagram zbulon aplikacionin e ri të mesazheve, por vetëm për

Threads, quhet aplikacioni i ri i mesazheve, ku ti mund ti dërgosh tekst, foto apo video një miku të cilësuar në listën e Close Friends. Nëse i dërgon dikujt një foto përmes Threads, por që nuk e ka shkarkuar aplikacionin ose nuk ju ka futur në listën e miqve të ngushtë, mesazhi do të kalojë në DM, siç e kemi aktualisht.

Ky aplikacion të ndihmon të dërgosh më shpejt, foto, tekste video me miqtë e ngushtë, pasi ikonat shfaqen pas çdo emri që selekton, gjithashtu ke mundësi të ndash lokacionin vetëm me dikë, apo të bësh një bisedë tepër private. Kamera që hapet përmes Threads nuk ka filtra, dhe videot apo fotot dërgohen shumë shpejt thjesht duke selektuar personin. Statusi yt nëse je aktiv apo jo do mund të shihet vetëm nga shokët e ngushtë të cilët ju shkruajnë, apo që i selekton vetë. Në grup nuk të përfshin askush që nuk është në listën e miqve të ngushtë.

Ata që mezi presin ta shkarkojnë, të bëjnë përditësimet, pasi është në dispozicion në iOS dhe Android. Për më shumë klikoni linkun nga Verge. / Tiranapost.al.