Aktualitet

INSTAT: Rritet punësimi i të rinjve

INSTAT: Rritet punësimi i të rinjve

Rritet numri i të punësuarve. sipas INSTAT numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart në shkallë vendi u rrit me 2.3 % gjatë tre mujorit të tretë të 2018-ës.

Ritmi vjetor i rritjes së punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i tretë i vitit 2017 në tremujorin e tretë të vitit 2018, shënoi 2,3%.

Në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është 3,9% në sektorë të industrisë, 2,5% në sektorin e shërbimeve dhe 1,2% në sektorin e bujqësisë.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e tretë 2018, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart u rrit me 0,4 %. Punësimi pësoi rritje në sektorin e shërbimeve me 0,7%, në sektorin e industrisë me 0,3% dhe në sektorin bujqësor me 0,1%.

Shkalla e punësimit për meshkujt është 67,3%, ndërsa për femrat 52,1%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017, shkalla e punësimit për meshkujt është rritur me 2,6% dhe për femrat me 1,6%, bën të ditur INSTAT.

Ndërsa thekson se, në tremujorin e tretë 2018 shkalla e punësimit të të rinjve është 39,5% dhe për popullsinë 30-64 vjeç, shkalla e punësimit është 70,7%.