Tech

iPhone prezanton ndryshimet e reja, por mos guxoni ta përditësoni celularin!

iPhone prezanton ndryshimet e reja, por mos guxoni ta përditësoni

Apple ka prezantuar sistemin e saj të ri operativ të iPhone-it, por na këshillon që mos ta përditësojmë.

Kompania gjatë një konference tregoi se iOS 13, është softueri që do të fuqizojë iPhone-ët. Ky përditësim vjen me një sërë karakteristikash të reja, duke përfshirë variantin e errët të ekranit, që e kthen gjithë sistemin operativ në ngjyrë të zezë.

Apple tha se përditësimi i ri do të arrijë për përdoruesit e celularëve të tyre në vjeshtë. Por shumë mund ta shkarkojnë që tani nga faqja e ?Apple?.

Por ky opsion vjen edhe me një paralajmërim specifik, pasi përditësimi i sistemit të ri mund të shkaktojë dëme te çdo celular që e shton atë.

"Shënim i rëndësishëm për ata që kërkojnë ndryshime: Nëse jeni të interesuar të guxoni dhe të provoni veçoritë e reja të reja të iOS 13, këshillojmë që të prisni për rregullimet dhe përmirësimet që do të përfundojnë këtë muaj?.

Ky paralajmërim vjen dhe për përdoruesit e iPad-it. / Burimi Independent/ Tiranapost.al