Aktualitet

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës dënohet me 3.4 vite burg

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës dënohet me 3.4 vite burg

Për Jaeld Çelën, ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dënimin me 3.4 vite burg, për akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’. Për të dënimi nuk u konvertua në shërbim prove.

Edhe Çela u akuza për veprat penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”. Asnjë nga këto akuza nuk u pranua nga Gjyjkata, e cila e shpalli fajtor për “shpërdorim detyre”.

Kujtojmë se ish-drejtori i Policisë është shpallur në kërkim policor, ndërsa vendimi u dha në mungesë./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/tahiri-i-lire-gjykata-konverton-denimin-me-3-vite-sherbim-prove/