Art dhe Kulturë

Ismail Kadare komenton 'Nobel-in' për Peter Handke: E njoh personalisht, ekziston një kufi në Letërsi që s'duhet të kalohet, por ai e bëri

Ismail Kadare komenton 'Nobel-in' për Peter Handke: E njoh

Ismail Kadare, shkrimtari i njohur shqiptar që fitoi çmimin 'Pak Kyong 2019' në Seul dhe më pas një çmim prestigjioz në Amerikë ka komentuar fituesin e Nobelit në Letërsi, Peter Handke, mbështetësin e regjimit të Millosheviçit që shkaktoi polemika, në Shqipëri, Kosovë e më gjerë.

I pyetur nga gazetarët koreano-jugorë, ku ndodhej atje për nderimin me çmimin Pak Kyong 2019, Kadare tha se pajtohet më shumë kritikë të tjerë. Ai tregon se e njeh personalisht Peter Handke-n:

"E njoh personalisht Peter Handke, kam ngrënë me të disa herë. Por unë mendoj se ekziston një kufi që letërsia nuk duhet ta kalojë, por Handke e bëri. Vrasjet, gjenocidet nuk duhet të pranohen në asnjë rrethanë”.

Kadare, si një prej pretendentëve për Nobelin në Letërsi, u shpreh kundër vendimit të Akademisë Suedeze për dhënien e çmimit për Handke, duke treguar  se ai është një viktimë e censurës dhe represionit të qeverisë; kështu që kjo mund të ketë ndikuar që ai të jetë i ndjeshëm ndaj çështjes./ Linkun origjinal nga KoreaTimes e gjeni këtu. 

http://www.tiranapost.al/peter-handke-n-e-ngacmojne-me-pyetje-gazetaret-per-krimet-e-luftes-nga-serbet-me-lini-te-qete/

http://www.tiranapost.al/nobeli-per-peter-handke-akademia-e-shkencave-leter-te-hapur-akademise-suedeze-mospajtim-dhe-indinjate/

http://www.tiranapost.al/peter-handke-ne-serbisht-do-pime-raki-dhe-vere-te-bardhe-shoqata-amerikane-te-shtangur-qe-fitoi-nobel-in/

http://www.tiranapost.al/zija-cela-juria-ka-handken-bota-ka-kadarene/