SPORT

Ja cfare rekordi theu Real Madrid ndaj Seviljes

Ja cfare rekordi theu Real Madrid ndaj Seviljes

Një gol në minutën e 90-të nga Karim Benzema i dha barazimin 3-3 Realit të Madridit në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit në Spanjë, ndaj Seviljes duke sjellë një festë të jashtzakonshme tek klubi merengues.

 

Në fakt jo për këtë barazim të arritur ne stadiumin "Ramon Sanchez Pizjuan", pasi Reali kishte fituar ndeshjen e parë 3-0 dhe praktikisht ishte kualifikuar, por për pathyeshmërinë qe ka patur skuadra e Zidane, e cila me këtë barazim e dërgoi në 40-të numrin e ndeshjeve pa humbje në ndeshjet e kampionatit dhe kupës, duke u bërë kështu skuadra e vetme në Spanjë me një rekord të tillë.