Qyteti

Ja logoja e 100-vjetorit të Tiranës Kryeqytet, publiku zgjedh fitues propozimin nga Kosova

Ja logoja e 100-vjetorit të Tiranës Kryeqytet, publiku zgjedh fitues

Pas një votimi transparent online në rrjetet sociale, publiku ka përzgjedhur logon zyrtare, e cila do të përfaqësojë Tiranën në aktivitet e shumta që do të zhvillohen me rastin e 100-vjetorit të shpalljes Kryeqytet.

Mbi 40 mijë qytetarë moren pjesë në votimin online, duke përzgjedhur mes katër finalistëve logon e krijuar nga një prej studiove më të njohura kosovare në fushën e dizajnimit.

E themeluar në vitin 2005, “Karrota” është kompania e vetme në rajon e shpërblyer me Luanin e Artë në Kanë për krijimin e Monumentit NEWBORN në Prishtinë.

Karrota shquhet për krijimin e identiteteve të kompanive të ndryshme shqiptare, si Vala, Z mobile, Zog mobile, Tifozat Kuq e Zi, Transformohu, Ha mirë, Duaje tënden, Scardian, HÖHÉ, 20 vjet GIZ, Deppo, Instituti Musine Kokalari, Bears Rugby, QKR dhe shumë të tjera.

Në këtë garë morën pjesë mbi 50 aplikantë, ndërsa pas përzgjedhjes fillestare, 4 logot finaliste u prezantuan nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe vetë krijuesit e tyre për t’iu nënshkruar edhe votimit të hapur online./ Tiranapost.al.