Shëndeti

Jastekë të pastër, gjumë i qetë

Jastekë të pastër, gjumë i qetë

Jastëkët mund të mbahen në një mbështjellëse prej fibrash natyrale ose sintetike. Çdo ditë jastëkët duhet të ekspozohen në ajër të pastër dhe nën rrezet e diellit. Duhet të lahen vetëm në ato raste kur është vërtet e nevojshme, sepse copa që vesh jastëkët mund të prishet nga larjet e shpeshta.

Mund t?i lani me dorë ose në lavatriçe (kujdes të mos e ngarkoni shumë lavatriçen sepse një jastëk i lagur është shumë i rëndë).

Sleeping Girl on the bed. on light background

-fute jastëkun në vaskën e banjës ose në një legen të madh, ku ke hedhur ujë me detergjent.

-shpëlaje me ujë të ngrohtë, duke e peshuar me forcë drejt fundit.

-mos përdor centrifugën për tharje, por lëre në diell dhe ajër të pastër.

unnamed-21

Dëshiron të dish se kur është momenti për të ndërruar jastëkun tënd? Vendose horizontalisht mbi parakrah. Nëse e ruan formën do të thotë se është ende i ri, nëse përkulet atëherë duhet të blesh një të ri. Ndërkohë që dysheku duhet ndërruar çdo tetë ose dhjetë vjet.

Për të lehtësuar pastrimin dhe për një higjienë të dyshekut dhe jastëkut, mbuloje gjithmonë me një mbulesë, përveç çarçafit dhe këllëfit dhe laje çdo 2-3 muaj.