JETË

Kjo nënë 33-vjeçare e 12 fëmijëve ka qenë shtatzënë për më shumë se gjysmën e jetës së saj

Kjo nënë 33-vjeçare e 12 fëmijëve ka qenë

Britni Church lindi fëmijën e saj të parë në moshën 16-vjeçare në vitin 2004 dhe që atëherë ka mbetur shtatzënë pothuajse çdo vit. Sot, 33-vjeçarja ka 12 fëmijë, 6 nga martesa aktuale dhe 6 fëmijë të tjerë nga marrëdhëniet e mëparshme.

Ajo madje thotë se bashkëshorti i saj aktual, Chris me kënaqësi do të donte të kishte edhe më shumë.

Çifti nga Kansas kanë sjellë në jetë së bashku Silas, 7 vjeç, Christopher Jr. 5, trenjakët 3-vjeçarë Oliver, Asher dhe Abel, si dhe Roëyn, 11 muajsh.

Kjo nënë 33-vjeçare e 12 fëmijëve ka qenë

Por Church është gjithashtu nëna e Crizman, 17 vjeç, Jordan, 16 vjeç, Caleb, 14, Jace, 13, Cadence, 12 vjeç dhe Jesalyn, 10, nga marrëdhëniet e mëparshme.

Në total Britni ka pesë vajza dhe shtatë djem. Ajo ka qenë shtatzënë për gati 98 muaj në total. Familja shpenzon çdo muaj 200 dollarë vetëm për qumësht.

“Gjithmonë ka zhurmë. Dikush është gjithmonë duke bërtitur, thotë Church, por është normale për ne.”

Kjo nënë 33-vjeçare e 12 fëmijëve ka qenë

Church, e cila tregon jetën e saj edhe në TikTok, shprehet se njerëzit janë të magjepsur nga familjet e mëdha. Për momentin, llogaria e saj, të cilën e krijoi në vitin 2019, ka më shumë se 1.8 milionë ndjekës.