Johnny Depp në luftë me ish gruan: Më preu gishtin e tërbuara, me dogji dhe me cigare
Lufta mes Johnny Depp dhe ish gruas së tij vazhdon… Së fundmi aktori hollivudian ka akuzuar Amber Heard se i ka hedhur cigaren në fytyrë për ta djegur dhe i ka prerë gishtin me një shishe qelqi të thyer. 56 vjeçari shton akuza të reja për ish gruan e tij 33 vjeçe, sipas tij Amber ka shpifur me ato që u ka thënë avokatëve, e ndërsa historitë e tij po që janë të vërteta.
Sipas Depp, ngjarjet kanë ndodhur në mars të vitit 2015 ku ndodheshin të dy në Australi, ku Amber u tërbua pasi aktori i kërkoi një marrëveshje martese lidhur me pasuritë. Pasi Amber filloi të bërtiste, Johnny ka shkuar në barin e katit të poshtëm të shtëpisë për të kthyer një gotë vodka. Amber e ka ndjekur pas duke marrë një shishe qelqi që e ka thyer e më pas i është sulur duke e prerë në gisht.
Ndërsa më pas ka marrë një cigare e ka ndezur dhe ia ka vendosur në faqe. Çështja është serioze pasi të gjithë këto akuza por edhe Amber me të sajat janë të dokumentuara dhe po shqyrtohen në gjykatë.
Të dy palët kanë pretendimet e tyre dhe thonë se kanë dhe foto nga ngjarjet./ Metro/ Tiranapost.al. E.B