Nën lupën e Stela Sallakut

Jonida i kupton gabimet shpejt

Jonida i kupton gabimet shpejt

Me Jonida Shehun jam prezantuar disa vite më parë kur më ftoi tek emisioni që drejtonte asokohe në Top Channel. Gjëja e parë që më ra në sy ishte ngjyra e syve, edhe pse me modeli i flokëve që kishte nuk ia theksonte tiparet. Përkundrazi, e tregonte pak më të rrumbullakosur, si dhe më të madhe në moshë. Po flas për atë prerjen ?bob?, në nuancë kafe të errët, i cili do t?i shkonte një moshe pak më të madhe.

Së fundmi ka një look krejt të ri, interesant, të freskët, vajzëror, saqë edhe sikur të lyejë vetëm buzët e kuqe duket sharmante. Nuk ka nevojë aspak për make-up të ekzagjeruar, as për veshje shumë të elaboruara. Pak më poshtë kam përzgjedhur 10 veshje, nga të cilat pesë janë për t?u komplimentuar.

[caption id="attachment_324572" align="aligncenter" width="564"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Kjo bluza më ka pëlqyer që kur e pashë në javët e modës. Novatore dhe me stil, plus që Jonida duket shumë më e vogël në moshë. 

[caption id="attachment_324569" align="aligncenter" width="459"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Kjo veshje më kujton disa dizajne të Ninna Ricci të viteve ?50, për të cilat kam vetëm një fjalë, ?magnifique? (e mrekullueshme).

[caption id="attachment_324565" align="aligncenter" width="580"] (Foto nga Instagram)[/caption]

E kuqja e Valentinos, quhet pikërisht ky tonaliteti i cili ka pak portokalli dhe të verdhë në të. Ndryshe ne i themi e kuqe gjaku dhe efekti që ka tek tiparet është aq interesant se i jep një dritë ndryshe. I shkon shumë!

[caption id="attachment_324567" align="aligncenter" width="362"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Me këtë fustanin duket shumë elegante, stilettot e plotësojnë look-un pa tërhequr vëmendjen nga fustani.

[caption id="attachment_324568" align="aligncenter" width="486"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Nuk jam fanse e jakës, por ngjyra e fustanit më pëlqen shumë. Edhe modeli i flokëve kombinohet me pjesën tjetër të veshjes.

Pesë sugjerime

[caption id="attachment_324586" align="aligncenter" width="810"] (Foto nga Youtube)[/caption]

Ngjyra e fustanit më pëlqen shumë. Harmonizohet me lëkurën, flokët dhe sytë. Por ka disa probleme të vogla në përshtatjen me fizikun dhe përmasën e Jonidës. Siç shihet nga fotot tek mënga krijon rrudhë, tek gjoksi rri i madh, si dhe gjatësia nuk është e duhura. Vë në pah pjesën e këmbëve poshtë gjurit, e cila duhet mbuluar në këtë rast.

[caption id="attachment_324566" align="aligncenter" width="558"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Këmisha, kur doli fillimisht në koleksion, sugjerohej të vishej sa më casual (sepse ka një print shumë të ngarkuar). Modeli i flokëve mendoj se nuk përshtatet me pjesën tjetër të veshjes.

[caption id="attachment_324570" align="aligncenter" width="464"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Në këtë rast printi e ngarkon shumë look-un, si dhe me prerjen oversize duket pak e rënduar.

[caption id="attachment_324587" align="aligncenter" width="427"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Ky fustani kimono e gjatë, ka një problem tek qepjet anësore, gjë që ndodh rëndom me të tilla copa. Vetëm nëse arrihen të qepen me dorë, defekti shmanget. E ndoqa live këtë puntatën e Soirée, por nuk mendoj se fustani përshtatej me temën apo festën. Duket si fustan për ?baby shower? në pranverë.

[caption id="attachment_324573" align="aligncenter" width="476"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Sugjerimi i fundit është që Jonida duhet t?i eleminojë fare disa lloj printesh nga gardëroba. E tregojnë pak më të madhe në moshë./Tiranapost.al