Showbiz

Ka dy arsye pse Meghan s`mund të jetë ende shtatzënë

Ka dy arsye pse Meghan s`mund të jetë ende shtatzënë

Fotoja e Meghan Markle me dorën mbi bark bëri xhiron e rrjetit dhe fansat e saj janë gati të bindur se bebi numër 2 po vjen. Ata e lidhin këtë veprim edhe me deklaratën e Harry-t që dëshiron të ketë 2 fëmijë. Mirëpo ky veprim mund të lidhet edhe me forcën e zakonit. Meghan ka vetëm gjashtë muaj që e ka lindur Archie-n dhe në një moment, instinktivisht mund ta ketë vendosur dorën mbi bark, pa e pasur ende një bebe, meqë një s`ka shumë që ka ardhur në jetë.

[caption id="" align="aligncenter" width="590"]Meghan Markle baby: Archie and Meghan Meghan dhe Archie, foto nga Express[/caption]

Dhe pikërisht koha e shkurtër që kur ka lindur Archie-n është arsyeja tjetër. Ajo u bë nënë në një moshë relativisht të madhe dhe do ta përshpejtojë shtatzëninë e dytë, por edhe kaq shpejt nuk sugjerohet. Nënat duhet të presin të paktën 1 vit nga lindja e një fëmije tek tjetri për të ulur riskun e vdekshëmërisë së tyre. Meghan duhet të jetë e kujdesshme ndaj këtyre sugjerimeve të nxjerra nga studimet mjekësore. Kështu që vështirë të ketë momentalisht një bebe tek barku, dhe për më tepër një bebe që ta ketë rrumbullakosur barkun.

*Ky post u përshtat nga express dhe është realizuar nga Fabjola Hije.