Art dhe Kulturë

Ka thyer rekordet e shikueshmërisë premiera e Game of Thrones

Seriali i rrjetit televiziv “HBO”, “Game of Thrones” ka thyer çdo rekord shikueshmërie ditën e djeshme me episodin e parë të sezonit 7.

Sipas matjeve të deritanishme vetëm në SHBA në më pak se 24 orë ka marrë 16,1 milion shikime çka është një rritje me 100% në krahasim me 8 milion që ndoqën premierën e sezonit të kaluar. Në atë kohë të gjithë fansat e serialit prisnin me ankth të mësonin fatin e John Snow.

Tashmë, pas ditës së djeshme “Game of Thrones” është bërë seriali i parë më i ndjekur në botë, pasi ka kaluar “The Walking Dead” që prej vitesh drejtonte matjet e shikueshmërisë. K.H/ tiranapost.al