Evente

3 vendet nga ku mund të shijosh sonte koncertin e madh

3 vendet nga ku mund të shijosh sonte koncertin e madh

Sot në mbrëmje në orën 20:00 do të mbahet koncerti “Të gjithë rrugët të çojnë në Tiranë”, një organizim i Bashkisë së Tiranës.

Artistët si Kozma Dushi, Irini Qirjako, Vaskë Curri, Fatmira Breçani e Valbona Mema, Gena Lito dhe Rovena Dilo do të këndojnë këngë të trevave të ndryshme shqiptare.

Për të gjithë ata që duan dhe mund ta ruajnë distancën fizike e shijojnë edhe live tek Amfiteatri i Tiranës, tek Liqeni, të tjerët e ndjekin përmes televizionit ose rrjeteve sociale.