Lajme nga Bota

Djokoviç rrezikon dënimin me 8 vite burg në Serbi dhe Australi

Djokoviç rrezikon dënimin me 8 vite burg në Serbi dhe Australi

Novak Djokoviç mund të përballet me një dënim prej tre vitesh burg pasi ka pranuar se ka shkelur masat e karantinës kur ka qënë i infektuar me Covid, sipas ligjit serb.

Tenisti i njohur deklaroi se kishte dhënë një intervistë për gazetën franceze L’Equipe në Beograd më 18 dhjetor, edhe pse e dinte se kishte dalë pozitiv me Covid-19.

“Nëse rezulton se ka thyer rregullat, vendimet do të merren nga organet përkatëse që janë përgjegjëse për zbatimin e tyre. Nëse dikush ka rezultuar pozitiv, ai duhej të izolohej. Nuk jam në dijeni të detajeve se ku e ka kryer testin dhe kur e ka marrë përgjigjen e tij. Ka disa paqartësi në lidhje me rastin. Përgjigjet duhet t’i japë vetë Novak”, tha dje kryeministrja serbe Ana Bërnabiç.

Novak ka rezultuar pozitiv me Covid-19 më datë 16 dhjetor, ndërsa është shfaqur në Beograd në datat 17, 18 dhe 22.

Nju Jork Times zbuloi mospërputhje në testin e Djokoviç. Gjithashtu, një artikull i botuar nga The Age, gazetarët Anthony Galloway, Paul Sakal dhe Ben Grub thanë se Novak mund të përballet deri në 5 vite burg sipas ligjit australian.

“Dënimi maksimal për dhënie dëshmie të rreme sipas ligjit australian shkon deri në 5 vjet burg”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet në Spanjë gjithashtu po nisin një hetim kundër numrit një të botës në tenis. Ai udhëtoi për në Marbella në fund të muajit dhjetor dhe prokurorët spanjollë duan të mësojnë nëse ai është futur ilegalisht në vend, pasi rezultonte i pavaksinuar.

Tiranapost.al