Premiera e filmit “007: No time do die” në Tiranë/ Kryebashkiaku Veliaj dhe ambasadori i ri britanik, Alastair King-Smith presin te ftuarit te veshur si James Bond

Filmi i fundit i Daniel Craig ne rolin e James Bond, pati mbrëmë premierën e tij edhe në kryeqytetin shqiptar ku personazhe të njohur u shfaqën me veshjen si Agjenti 007, kryesisht burrat me kostum dhe papjon. Në eventin e organizuar, Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i ri i Britanisë se Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith ishin mikpritesit e të ftuarve VIP, të cilët u bënë pjesë të shfaqjes premierë. Mes tyre ambasadorë, zyrtarë të lartë shteti, këngëtarë, prezantues, stilistë etj.

Në fjalën e mbajtur në fillim të eventit, Veliaj tha se me premierën e këtij filmi nis edhe një “sprint” marrëdhëniesh mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.
Ndërsa ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith tha se kjo premierë filmi, është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të mëtejshëm mes Shqipërisë dhe Britanisë. Të gjithë të ftuarit u paraqitën në event me certifikatën e vaksinimit të Covid 19.
Disa nga të ftuarit VIP në premierën e filmit:




Filmi i “James Bond" "No time to die" pati premierën e tij botërore në Londër, 18 muaj më vonë nga sa ishte planifikuar, për shkak të pandemisë. “No Time To Die” është dalja e pestë e aktorit britanik, Daniel Craig si 007.
*Tiranapost.al.