Evente

I bashkohet Veliajt, Anxhela Peristeri: Ndryshimin e Tiranës e kam parë me sytë e mi çdo ditë

I bashkohet Veliajt, Anxhela Peristeri: Ndryshimin e Tiranës e kam

Në një takim me 100 të rinj online, këngëtarja Anxhela Peristeri ka shprehur mbështetjen për punën e Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, duke u shprehur se si banore e Tiranës ndryshimet i ka parë personalisht.

“Vitet e fundit kam parë edhe unë ndryshimet që janë bërë në Tiranë. Jam fokusuar te ndryshimet e bera në fushën e artit më shumë, duke qenë se jam artiste. Kjo sallë e Liceut Artistik ku unë kam studiuar nuk ka qenë kështu. Nuk kemi qenë në kushte kaq komode. Të përgëzoj,” tha Peristeri.

Anxhela Peristeri theksoi edhe krijimin e projekteve të tjera në art e jo vetëm.

“Teatri i Operas është bërë një mrekulli. Por përveç investimeve në fushën e artit, unë nuk do lija pa përmendur projekte të tjera që i kam parë me sytë e mi si Kalaja e Tiranës apo Parku i Liqenit ku unë shkoj,” u shpreh këngëtarja.

“Ke bërë një punë të mrekullueshme me Tiranën dhe unë do të të mbështes gjithmonë", tha në fund.

Në takimin lidhur me problematikat dhe pritshmëritë e të rinjve, vetë Veliaj u shpreh i kënaqur që shumë prej tyre kishin treguar pjekuri dhe solidaritet gjatë dy krizave të fundit me të cilat është përballur qyteti.