"Këngët e Dashurisë" dëgjojini te "Sheshi Skënderbej" sot

E Hënë 14 Shkurt 2022, 10:42
TiranaPost
Sot më 14 Shkurt merrni njeriun tuaj të zemrës dhe shijoni koncertin në "Sheshin Skënderbej" Për këtë ditë, kushtuar dashurisë, Bashkia e Tiranës ka ftuar disa nga zërat më të mirë shqiptarë që do të performojnë për të gjithë ata që duan të kalojnë disa momente të bukura me njeriun e tyre të zemrës në krah.
Ronela Hajati, Eranda Libohova, Mariza Ikonomi, Devis Xherahu, Emi Bogdo, Urban Band dhe Orkestrim Lambert Jorganxhi do dhurojnë një super-spektakël për të dashuruarit.
Koncerti do të nisë në orën 19:00.