Evente

Këta janë fituesit e Tiranathlon

Këta janë fituesit e Tiranathlon

Tiranathlon, eventi sportiv që bashkon tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap, shënoi sot edicionin e tij të dytë në Tiranë. Qindra sportistë vendas e të huaj, të cilët garuan për 3 çmime në secilën prej disiplinave, e nisën garën nga Parku i Liqenit të Farkës në orën 08:00 të mëngjesit për ta mbyllur në orën 12:00.

Këta janë fituesit e Tiranathlon

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka mbajtur fjalën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit e trigarëshit.

Këta janë fituesit e Tiranathlon

“Ishte një organizim fantastik. Dua të falënderoj vullnetarët, Policinë e Shtetit, Policinë Rrugore, Policinë Bashkiake, gjithë stafin e Bashkisë së Tiranës, dhe të gjitha kompanitë që u përfshinë. Dje ishte një moment special sepse në Paris po zhvillohej finalja e UEFA Champions League, e cila filloi një orë me vonesë. 15 mijë vete hynë pa bileta dhe të gjithë tifozët e botës po thoshin: “Nuk e organizon më mirë një event për sportin, siç e bën Tirana”. Sot Tirana është numri një në të gjitha organizimet sepse nuk është çështje parash, nuk është çështje madhësie ekonomike, nuk është çështje popullsie, është çështje përkushtimi dhe skuadra jonë, duke filluar nga Kosta dhe Ambasada Greke, deri tek vullnetarja jonë më e vogël Kei, ka përkushtimin, disiplinën dhe dëshirën për të bërë diçka të bukur në Tiranë. Ju falënderoj të gjithëve nga zemra për një super aktivitet,” u shpreh Veliaj.

Këta janë fituesit e Tiranathlon

Kreu i Bashkisë veçoi dhe faktin se mes sportistëve nga 14 shtete të ndryshme, si Austri, Belgjikë, Gjermani, Greqi, Itali, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Serbi, Turqi, Britani e Amerikë, morën pjesë dhe atletë nga Ukraina.

“Sot e kam zemrën plot kur shikoj këtu flamurin i Ukrainës. Dua të jap një super duartrokitje të gjithëve vëllezërve dhe motrave nga Ukraina, jo vetëm atletëve, por të gjithë atyre që po përpiqen përditë për të luftuar një agresion dhe për të pasur sa më shumë ditë si kjo, ku në një vend të lirë ne organizohemi vetë, mblidhemi bashkë, punojmë me dashuri dhe pasion, dhe nuk ka asnjë arsye pse në vitin 2022 duhet të ketë vende në botë që akoma tmerrohen nga fqinjët. Ne jemi me fat me fqinjët tanë nga Greqia, me fqinjët tanë nga Italia, me Kosovën, me Maqedoninë e Veriut, me Malin e Zi sepse është shumë e rëndësishme që të kemi fqinj të mirë dhe fqinjësi të mirë. Ndaj, një duartrokitje për të gjithë flamujt që kemi sot dhe për fqinjësinë e mirë që shikojmë edhe nëpërmjet sportit dhe Triathlonës, si një nga sportet më të vështira,” u shpreh ai.

Këta janë fituesit e Tiranathlon

Veliaj në fund u shpreh se mesazhi që kjo garë na jep është: “Bashkimi bën fuqinë!”

“Kemi pasur një javë fantastike në Tiranë. Kemi pasur Kupën e UEFA-s, Europa Conference League. Po zhvillohet Kampionati Europian të Peshëngritjes, ku kemi një javë aktivitete në Parkun Olimpik. Kemi sot Tiranathlonën, javën tjetër hapim Kopshtin Zoologjik. Të gjitha këto mesazhe japin vetëm një mesazh: Kur ne shqiptarët, apo ballkanasit, punojmë bashkë, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Kur pengojmë njëri-tjetrin, humbasim kohë kot. Ndaj mesazhi i Tiranathlonës është: Bashkimi është fuqi. Fokusi te finishi na jep qëllim në jetë, na jep disiplinë. Ndaj dua që të përqafoni atë që keni në krah të majtë dhe atë që keni në krah të djathtë dhe t’i jepni një mesazh që vetëm bashkë mund të bëjmë punë të mrekullueshme,” e mbylli Veliaj mesazhin e tij.

Tiranathlon është një organizim i përbashkët i Bashkisë së Tiranës me Ambasadën e Greqisë në Tiranë, e cila me këtë aktivitet mbylli dhe Javën Greke në kryeqytet.

Çmimet e Tiranathlon 2022:

Sprint Triathlon – Djem

1.Panagiotis Bitados
2.Panagiotis Polyzos
3.Louis Woodgate

Sprint Triathlon - Vajza

1.Stefania Polychroniadis
2.Magdalena Stankovska
3.Danae Makridaki

Olympic Triathlon – Djem

1.Ognjen Stojanovic
2.Ivan Trpchevski
3.Stavros Andreqi