Më 27 mars zhvillohet koncerti-maratonë në mbështetje të Ukrainës. Transmetohet live në RTSH 2

Më 27 mars e gjithë Europa do të jetë në mbështetje të Ukrainës. Me anë të një fushate për ndalimin e luftës në Ukrainë mbi 27 vende europiane do të zhvillohet një Koncert-Telemaraton ndërkombëtar bamirësie me mbi 50 artistë nga e gjithë bota.
Koncerti-maratonë i cili starton në orën 17:30 do të transmetohet live në RTSH 2.
Njoftimi i plotë i Ambasadës së Ukrainës në Tiranë:
Në datën 27 Mars do të zhvillohet një Koncert-Telemaraton ndërkombëtar e bamirësisë: Save Ukraine - #StopWar
- Koncerti-maratona do të nisët në orën 17:30 në bazë të kanalit televiziv polak TVP.
- Në Shqipëri Telemaratona do të transmetohet nga Televizioni Publik Shqiptar, RTSH 2.
- Ambasada e Ukrainës fton përfaqësuesit e komunitetit ukrainas dhe popullin mik shqiptar të marrin pjesë në Maratonën e Solidaritetit në sheshin Skënderbej në kryeqytet.
Fillojmë në orën 17:00!
Përpara nisjes së Maratonës, do të mbahet fjalimi i Ambasadorit të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë z. Volodymyr Shkurov, si dhe Ambasadorëve të vendeve të solidarizuar me Ukrainën, dhe përfaqësueseve të shoqërisë civile.
Qëllimi i maratonës është të konsolidojë më shumë akoma komunitetin ndërkombëtar në rezistencën e tij ndaj luftës së zhvilluar nga Rusia kundër Ukrainës. Populli ukrainas ndjen dhe vlerëson thellësisht mbështetjen e ofruar nga partnerët tanë dhe qytetarët e thjeshtë të vendeve të huaja: duke filluar nga produktet bazike deri tek ndihma e fuqishme ushtarake. Por lufta duhet të përfundojë sa më parë të jetë e mundur, por për këtë duhet akoma më shumë mbështetje për Ukrainën dhe më shumë presion i gjithëpërfshirës mbi agresorin.
Në kuadër të transmetimit dyorësh, i cili do të transmetohet në kanalet televizive në rreth 20 vende të Evropës si dhe në platforma streeming dhe rrjete sociale, muzikantë, artistë, aktivistë publikë, ideator, aktorë, piktorë, sportistë, vullnetarë nga e gjithë bota do të flasin në mbështetje të Ukrainës. Në të njëjtën kohë, para, gjatë si dhe pas transmetimit, do të mblidhen fonde për zgjidhjen e çështjeve humanitare të shkaktuara nga pushtimi ushtarak rus në Ukrainë.
Frymëzuesit ideologjikë të projektit janë Atlas Festival dhe Kyivstar.