Evente

Namazi i Fitër Bajramit falet në Sheshin Skënderbej

Namazi i Fitër Bajramit falet në Sheshin Skënderbej

Namazi i Fitër Bajramit do të falet në Sheshin “Skënderbej” më 2 maj, në orën 06:20.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, lajmëron gjithë besimtarët myslimanë që jetojnë në Tiranë, apo ata që do të udhëtojnë nga rrethet.

Ceremonia, ashtu si çdo vit zhvillohet me ilahi dhe fjalën e imamëve të pranishëm.

Njoftimi i Komunitetit Mysliman Shqiptar:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Namazi i Fitër Bajramit do të falet në Sheshin “Skënderbej”, më datë 2 maj 2022, ora 06:20.