Evente

Pista Olimpike e atletikës që iu premtua Luiza Gegës, drejt përfundimit

Pista Olimpike e atletikës që iu premtua Luiza Gegës, drejt

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar sot punimet e pistës Olimpike të atletikës, e cila do të jetë 400 metra e gjatë dhe do t`u shërbejë profesionistëve të atletikës në nivel kombëtar. Kryebashkiaku tha se pista e re do të jetë më e veçanta në Ballkan.

Pista Olimpike e atletikës që iu premtua Luiza Gegës, drejt

“Përpara se të shkonim në Lojërat Olimpike, i premtuam Luizës se do ta kemi gati shumë shpejt pistën, edhe si një shpërblim për të dhe të gjithë atletët e rinj shqiptar premtues, që punojnë fort. Pavarësisht si e kanë mbiemrin, pavarësisht ku i punojnë prindërit, pavarësisht nga cili cep i Shqipërisë vijnë, duhet të kenë shansin, si çdo i ngjashëm mes tyre në Europë, dhe në botë, për të ecur përpara. Është në dinjitetin e punës që bëjmë të mbajmë fjalën dhe fjala që kam dhënë është: Që së bashku me APR-në do përgatisim pistën më unike, në Ballkan po e po, por edhe në Europë”, pohoi ai.

Pista Olimpike e atletikës që iu premtua Luiza Gegës, drejt

Pista Olimpike e atletikës që iu premtua Luiza Gegës, drejt

“Çdo investim që kemi bërë për sportin ka pasur rezultat. Dhamë një premium për Tiranën, që doli kampion në futboll. Jemi të parët në volejboll dhe në basketboll. Fituam kupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Ndaj, duam ta vazhdojmë këtë histori suksesi. Ne jemi investitorët numër një, ne kemi bërë revolucionin më të madh në palestra dhe në fusha”, shtoi Veliaj.

Pista Olimpike e atletikës që iu premtua Luiza Gegës, drejt

Tiranapost.al