Evente

S’ka këndej e andej kufirit...Ka vetëm shqiptarë me një datë si shenjë të qartë identifikuese: 28 Nëntori

S’ka këndej e andej kufirit...Ka vetëm shqiptarë me

Erion Veliaj: 

I dashur bashkëqytetar i Tiranës, Sot, e mira do të qe të ishim në shesh, duke festuar me muzikë, brohoritje, fishekzjarre, trokitje gotash e sidomos përqafime. Por s’bën. Atëherë, po vij unë te ju, te gjithsecili, bashkë me këtë flamur dhuratë. Se duhet të festojmë tek e fundit, se kemi nevojë të festojmë. Sot, akoma më shumë. Është festa e shqiptarëve, ndoshta nga të rrallat çaste kur ndarja nuk ekziston; s’ka të majtë e të djathtë, s’ka toskë e gegë, s’ka të vegjël e të rritur, s’ka këndej e andej kufirit...Ka vetëm shqiptarë me një datë si shenjë të qartë identifikuese:

28 NËNTOR! Në këtë 28 Nëntor, ju them me zemër se sado e pazakontë është koha që po kalojmë, ia vlen të mendosh dritën që sjell gjithnjë mëngjesi pas natës së errët. E në pamundësi për t'u përqafuar në shesh, po trokas në derën tuaj, se si thotë i moçmi: kur ndahet me të tjerë gëzimi shumëzohet e hallet pjesëtohen. E këto halle që po mbajmë e kanë të rëndë peshën nëse jemi vetëm. Një vit më parë, na u desh ta anulonim festën e pavarësisë. E patëm përgatitur, por fataliteti i tërmetit na dha një goditje të paimagjinueshme që vijoi me një s­fidë akoma më të madhe pas saj, shpëtimin e jetëve dhe rindërtimin.

Në këtë 28 Nëntor, sërish nuk ka festë. S’mblidhemi dot në shesh për të kujtuar themeluesit e shtetit tonë, gjithnjë në përpjekje për ta shpëtuar Shqipërinë e shqiptarët nga shpërbërja a humbja. S’mblidhemi dot, sadoqë është një ditë themelore për ekzistencën tonë. Por jeta kështu është: Fati dhe ne, përballë, në dyluftim. Ndaj, sot e përgjithmonë, të jemi të bashkuar, sepse e di që një shqiptar mund të bëjë shumë për veten e tij, por kur bëhen dy, ashtu si shqiponja jonë me dy koka në flamur, mund të bëjnë edhe më shumë për Shqipërinë.

Mjafton ta shihni çdo ditë për një minutë si valëvitet ky flamur, që të vijojë të na mësojë bashkimin e si të ecim përpara në transformimin e Tiranës. Ne as mundemi e as duam t’u shmangemi sfidave. Prej më se një viti punën që kemi pasur dhe bërë, vështirë ta kishim imagjinuar. Shumë punë kemi bërë, shumë kemi përpara, akoma. Se s­fidat maten me aftësinë për të dalë mbi to e për t’i nënshtruar. Dua t’ju uroj festën të gjithëve, t’ju dhuroj këtë flamur e t'ju ftoj t'i skuqni me flamuj ballkonet tuaja e rrugët e Tiranës!

Kjo është letra e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për qytetarët me rastin e festave të Nëntorit. Ai sjell në vëmendje situatën aktuale me koronavirusin dhe mesazhin se 28 Nëntori, dita e Pavarësisë së Shqipërisë: Nuk ka ndasi, s’ka të majtë e të djathtë, s’ka toskë e gegë, s’ka të vegjël e të rritur, s’ka këndej e andej kufirit...Ka vetëm shqiptarë me një datë si shenjë të qartë identifikuese.

Veliaj i pranishëm sot në ceremoninë edhe në Tiranë, tha se 28 Nëntori na gjen në një kohë të pafat, por festë nuk pati as vitin e kaluar nga tërmeti: Por ne shqiptarët kemi ditur të qëndrojmë gjithmonë të bashkuar, thotë ai. 

S’ka këndej e andej kufirit...Ka vetëm shqiptarë me

S’ka këndej e andej kufirit...Ka vetëm shqiptarë me

Veliaj

Ky 28 Nëntor na gjen në një kohë të pafat, edhe në vitin e kaluar nga termeti nuk fetuam dot por siç duket kështu e ka jeta një dyluftim gjithmonë përballë fatit, duke u përleshur pa u lëkundur. Ne shqiptarët kemi ditur të jemi gjithmonë të bashkuar, kjo ka qenë arma jonë më e fortë.