Evente

'Spring Festival' pushton Tiranën çdo natë

'Spring Festival' pushton Tiranën çdo natë

Atmosferë elektrizuese, ushqim i mirë, teknologji dhe hapësira rekreative, performance baleti, zonë e dedikuar për fëmijët, e shumë e shumë të tjera. Spring Festival pushton çdo natë Sheshin “Skënderbej”.

Do të zgjasë deri më 15 maj.

Shumë artistë do të ngjitën në skenën e Spring Festival.

Po çfarë gjen tjetër?

Pije të shumëllojshme vendase dhe të importit, Street Food, ushqime për të gjitha shijet, filma në natyrë, shfaqje e artistëve të ndryshëm dhe punimeve të tyre në qeramikë, pikturë, orendi dekorative etj, Garage Sale për fëmijë dhe të rritur.

Ndërkohë në seksione të dedikuara, secili do të shesë orendi, piktura, sende të ndryshme.

Dren Abazi dhe Kapelet ishin në premierë bashkë me Brios Band dhe “Microfolie”.

Teatri i Shkupit, Mentor Haziri, Urban Band, Fanfara, e shumë të tjerë do të pushtojnë skenat e dedikuara.

Mbrëmja e 14 Majit do të jetë ajo që do të presë Teatrin Kombëtar të Kosovës me “Zgjimin e Pranverës“.