Evente

Tirana në festë për Ditën e Rinisë

Tirana në festë për Ditën e Rinisë

Ditën e Rinisë Tirana po e feston me një koncert në Pallatin e Kongreseve. Marsela çibukaj që edhe moderon, Vitmar Basha, Arilena Ara, Edea Demaliaj janë vetëm disa nga artistët që po performojnë këngët shqiptare më legjendare e me mesazh për vitet 1990.

Një mesazh për gjithë shqiptarët dhe sidomos për rininë e dërgoi përmes videos edhe Ermal Meta, shqiptari me famë në Itali dhe jo vetëm.
Të pranishëm të aktivitet ishin edhe ministrja italiane për Politikat Rinore, Fabiana Dadone dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca të cilët inkurajuan të rinjtë që të luajnë një rol aktiv në shoqëri dhe në ndërtimin e demokracisë shqiptare.

“Tirana e ka fituar këtë titull “Tirana European Youth Capital” sepse ka treguar se sa shumë ide të shkëlqyera kanë të rinjtë e Tiranës dhe ndryshimet që mund të sjellin ata. Më lejoni t’i uroj gjithë të mirat Kryebashkiakut Veliaj dhe ekipit të tij. Delegacioni i BE është këtu për ta mbështetur këtë program dhe për të punuar ngushtësisht me ju”, theksoi Soreca ne mesazhin e tij.