Evente

Një murale në Tiranë u pikturua për luftën në Ukrainë dhe ja se si duket

Një murale në Tiranë u pikturua për luftën në

Tirana dhe qytetarët e saj vijojnë mbështetjen ndaj Ukrainës. Kryebashkiaku Veliaj ka publikuar disa foto nga muralja më e re në kryeqytet, ku është pikturuar një i ri me simbolet e flamurit ukrainas teksa gjuan me llastiqe. Por në vend të gurit, artisti kryeqytetas në mënyrë simbolike ka vendosur trëndafil, duke përcjellë mesazhin e paqes.

Një murale në Tiranë u pikturua për luftën në

Ndërkohë, pas emërtimit të rrugës “Ukraina e lirë” dhe vendosjes së flamujve në shtyllat e ndriçimit, Bashkia e Tiranës ka lyer dhe trotuaret pranë ambasadës serbe dhe ruse me ngjyrat e flamurit ukrainas.

Një murale në Tiranë u pikturua për luftën në

Në kryeqytet ka nisur një fushatë sensibilizuese nga Bashkia e Tiranës për grumbullimin e ndihmave në mbështetje të popullit ukrainas që po përballet prej ditësh me agresionin rus.