Evente

Veliaj flet për vaksinën shpirtërore dhe tregon projektin që lidh Shqipërinë me Italinë

Veliaj flet për vaksinën shpirtërore dhe tregon projektin që

Teatri Metropol përfaqëson Shqipërinë në projektin AIDA, një nismë e përbashkët mes Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi,për rritjen e bashkëpunimit mes qyteteve si Leçe, Campobasso, Tirana dhe Ulqini.

“Shpresoj që ky bashkëpunim të jetë si ‘ilaç’ për vendet tona, si një vaksinë shpirtërore që na pajis me antitrupat ndaj virozave si populizmi, nacionalizmi, ndaj virozës së përçarjes dhe toksinave që sjellin në jetën tonë politika apo çështje të tjera”, tha kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë prezantimit të nismës.

Veliaj flet për vaksinën shpirtërore dhe tregon projektin që

Kryebashkiaku nënvizoi se në këtë periudhë të vështirë, si pasojë e pandemisë, ka më shumë hapësirë për të luftuar stigmat që lidhen me çështjet e shëndetit mendor dhe kjo strategji e re për artin e adreson këtë problematikë.

“Sot kemi nevojë të kurojmë zemrën, të kemi një antidotë ndaj politikave përçarëse, nacionaliste, edhe në Itali, edhe në Mal të Zi. Të mendosh që ende në vitin 2020 ka parti politike, si edhe në Shqipëri, në Itali apo në Mal të zi, që investohen në frymën e përçarjes!Misioni juaj nuk është vetëm bërja teatër, por është edhe krijimi i një antidoti ndaj kësaj politike përçarëse, për të treguar se bashkëpunimi është i mundshëm. Ky është një nga ato projekte që bashkon brigjet e Adriatikut”, nënvizoi Veliaj.

Veliaj flet për vaksinën shpirtërore dhe tregon projektin që

Ndërsa drejtoresha e Teatrit Metropol, Jonida Beqo, tha:

“Është një marrëdhënie e re për teatrin shqiptar në përgjithësi, e jo vetëm për Teatrin Metropol, për përfshirjen në rrjete të rëndësishme të kulturës dhe artit. Fokusi i projektit është hulumtimi i identitetit lokal të gjithsecilit. Kjo është një mundësi e mirë për t’u bërë pjesë e një rrjeti bashkëpunimi, për ta parë veten tonë përtej Shqipërisë, por edhe si faktor kryesor në zhvillimin e vijimësinë e një memorie kolektive mes teatroreve të ngjashëm në rajon”, shpjegoi ajo.

Veliaj flet për vaksinën shpirtërore dhe tregon projektin që

Nëpërmjet kësaj nisme të përbashkët synohet krijimi dhe zgjerimi i mëtejshëm i një komuniteti artistik, përtej kufijve, në të gjithë rajonin e Adriatikut. Gjithashtu, do të zhvillohen një sërë aktivitetesh artistike gjatë një kohështrirjeje 14 mujore, me qëllim përfshirjen e artistëve të pavarur dhe artistëve të teatrit në hulumtimin e identitetit dhe përfshirjen e Tiranës në këtë rrjet artistik.