Video/ Baret më të mira të Tiranës i bashkohen “Tirana Speaks Jazz”

E Martë 22 Shkurt 2022, 11:22
TiranaPost
Këtë të enjte, në 24 shkurt, baret më të mira të Tiranës i bashkohen “Tirana Speaks Jazz”.
Tëduktu, Rehat, Radio Bar, Nouvelle Vague, Kino, Baza, Tribeca, Le Bazal, Juliette Bar, Zyra, MyWay dhe New Artist janë lokacionet e “Tirana Speaks Jazz”, me performanca të ndryshme live dhe DJ, për t’i dhënë jetë dhe ritëm natës së të enjtes.
Kjo nismë e Bashkisë Tiranë dhe kryebashkiakut të natës, Rezart Cenaj, tenton të risjellë rryma më pak konvencionale dhe të rijetësojë darkën e së enjtes gjatë rikuperimit nga pandemia Covid-19.