Evente

Zyra e unionit të bashkive në Tetovë do nxisë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë

Zyra e unionit të bashkive në Tetovë do nxisë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim sot me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Pasi e vlerësoi për punën e bërë për transformimin e qytetit, Veliaj uroi Arifin për një tjetër mandat në garën zgjedhore të 17 Tetorit.

Zyra e unionit të bashkive në Tetovë do nxisë

“Është gjithmonë një kënaqësi të jem në Tetovë! Sa herë që vij shoh punë të reja, një bulevard të ri, korsi të biçikletave, autobusët e rinj, bravo ju qoftë juve dhe të gjithë skuadrës. Fakti që qyteti është bërë më i mirë, qyteti është bërë më i pastër, më modern është merita jote dhe e skuadrës. Mezi pres që mandatin tjetër të shkojmë akoma më lart dhe të bëjmë akoma më shumë punë. Falë zyrës së koordinimit që ne do të kemi në komunën e Tetovës do të jetë pak më e lehtë për të mësuar nga njëri-tjetri,” u shpreh Veliaj.

Zyra e unionit të bashkive në Tetovë do nxisë

Nga ana e saj kryetarja Arifi tha se bashkëpunimi me Tiranën do të thellohet akoma më tepër me çeljen e zyrës së unionit të bashkive në komunën e Tetovës.

“Gjithmonë është kënaqësi e veçantë për të pasur Erionin këtu. Folëm bashkërisht ashtu siç kemi folur vëllazërisht gjithmonë. Kemi pasur një periudhë jo të lehtë, një kohë kur kemi luftuar në një fazë të re të pandemisë. Megjithatë nuk janë vetëm gjërat e vështira dhe të rënda që janë mes nesh. Tetova përgatitet për të hapur zyrat e unionit të bashkive pikërisht këtu tek ne dhe bashkëpunimi në kuadër të unionit dhe me Tiranën, e cila është dashuria e madhe e Tetovës dhe e tetovarëve mbetet një interes i yni,” deklaroi Arifi.