Aktualitet

Media greke për pushimet greke të kryeministrit, pas dy ditësh Rama: As unë dhe asnjë ministër nuk e kalon kufirin shqiptar

Media greke për pushimet greke të kryeministrit, pas dy ditësh

Kryeministri Rama përgënjeshtron lajmin se ka qenë në Greqi ditën e enjte. Lajmi u publikua në një media lokale greke të quajtur Trikalavoice,gr e më pas u përhap në mediat shqiptare. Sipas medias greke, Rama ka qëndruar në hotelin Panellinion në qendër të qytetit, ku është parë duke pirë kafe dhe i shoqëruar nga disa roje. Por kryeministri ka reaguar në Facebook me një status ku shkruan se është lajm nga një kazan dhe se edhe ministrat lëvizjet për pushime i kanë të kufizuara.

Rama shkruan:

 Ehhh? Ç’e ka gjetur këtë milet me lajmet në internet??????

Tamam hedh një budalla një gur në lumë dhe ??????☹️??? 100 të mençur s’e nxjerrin dot...

Madje që ta merrni vesh me këtë rast, meqë se dini akoma (sepse gjërat kuptimplota në përgjithësi e ato të qeverisjes në veçanti s’para ju interesojnë): Lëvizja për pushime është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë edhe për ministrat. Kështu që Kalinihta nga Surreli pedhaqia.

Mirë një kazan grek, po ju në Shqipëri o ju marrsha të ligat s’e verifikonit dot njoftimin e atij kazani, isha këtu apo kisha ikur fshehurazi me pushime në Greqi?Jo në Greqi, po askund përveçse në Shqipëri, s;’kam bërë e s’bëj pushime si kryeministër, qysh nga vera e 2013 deri në verën 2020 e X./ Tiranapost.al. E.B