Aktualitet

Kaloi Vettingun, por Gjyqtari i Apelit përlotet në seancë: Kam dy fëmijë në shkollë publike

Kaloi Vettingun, por Gjyqtari i Apelit përlotet në seancë: Kam dy

Një situatë e pazakontë në Komisionin e pavarur të Kualifikimit. Gjyqtari i Apelit në Tiranë, Artur Kalaja u konfirmua në detyrë, duke kaluar kështu Vettingun, që vlerëson kriteret si pasuria, pastërtia e figurës dhe profesionaliteti. Por gjatë seancës, gjyqtari i Apelit është përlotur duke thënë: “S’kam pasuri të paluajtshme, kam vetëm dy mjete. Kam dy fëmijë në shkollë publike”.

Ishte momenti kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti pikëpyetje mbi një kontratë sipërmarrje të bashkëshortes së gjyqtarit Kalaja si dhe përfitimin e 24 milionë lekëve të babait të tij në AKPP.

Pas shqyrtimit të dokumenteve dhe vlerësimit në tre kriteret e Vettingut, Komisioni vendosi që të konfirmonte në detyrë.

-Artur Kalaja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000. Ai ka punuar si gjyqtar i Gjykatës së Elbasanit, ndërsa në vitin 2006 është emëruar anëtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe pas 13 vitesh.

Më poshtë keni skedën e pasurisë së gjytarit./ Tiranapost.al.