Aktualitet

'Kam rënë dy herë në dashuri me ty'. Mesazhi që e bëri të qajë regjisorin Mevlan Shanaj

'Kam rënë dy herë në dashuri me ty'. Mesazhi

Sot në ditëlindjen e tij, në 75-vjetor, regjisori Mevlan Shanaj ishte i ftuar tek “Rudina”. Foli për filmat e tij, për familjen dhe në fund u përlot. Ishte mesazhi i bashkëshortes prej një jete, poetes Natasha Lako që e bëri të qante.

“Unë kam rënë dy herë në dashuri me ty. Herën e parë nuk e tregoj, hera e dytë ishte kur pashë Mallakastrën. Ti mund të ishe martuar me ndonjë aktore, por më zgjodhe mua. Më bëri gruan e një regjisori dhe pastaj nënë të një regjisori. Pastaj u bëmë edhe me një nip dhe një mbesë”, tha Natasha Lako.

“Nuk e dija që Natasha bëka gjëra pa më thënë. Mendoja se m`i thoshte të gjitha”, tha regjisori Shanaj.

*Ky post u realizua nga Fabjola Hije zbardhur nga Rudina në Tv Klan