Shqiptarët në botë

Kapet pas 7 vitesh në Greqi, 29 vjeçari shqiptar në kërkim për vrasje

Kapet pas 7 vitesh në Greqi, 29 vjeçari shqiptar në kërkim

Një 29 vjeçar me origjinë shqiptare ka rënë në prangat e policisë greke. Mësohet se në orët e para të mëngjesit, 29 vjeçari është kapur në zonën e Spartës. Ai rezulton të jetë i shpallur në kërkim ndërkmbëtar pasi akuzohet për vrasje me paramendim, një ngjarje që ka ndodhur në 4 tetor të vitit 2012 në Shqipëri.

Sipas autoriteteve greke, ai jetonte prej vitesh pa dokumente në Greqi. Sipas Zouglas, 29 vjeçari emri i të cilit nuk bëhet ende public, do të paraqitet në prokurorinë e Apelit në zonën e Nalfplion dhe më shumë gjasa do të ekstradohet në Shqipëri për tu përballur me akuzat. Linku origjinal këtu/ Tiranapost.al. E.B