Lajme nga Bota

Katër kompani ndërkombëtare nisin shpimet për gaz në detin Jon

Katër kompani ndërkombëtare nisin shpimet për gaz në

Kompanitë, “Total”, “ExxonMobil”, “Repsol” dhe “ELPE”, kanë marrë zyrtarisht aprovimin e qeverisë greke për kërkimin dhe shfrytëzimin e hidrokarbureve në detin Jon. Ky projekt i është dorëzuar parlamentit grek nga Ministria e Mjedisit dhe Energjisë së shtetit fqinj, e cila ka vendosur t’i japë me koncension këto zona detare.

Konkretisht për zonat e detit Jon jepen për ratifikim kontratat e nënshkruara në prillin e këtij viti, midis Shtetit Grek dhe Konsorciumit Repsol-Hellenic Petroleum. Në këto kërkime do të investohen 140 milion euro. Sipas qeverisë greke kërkimi dhe shfrytëzimi i hidrokarbureve do ta bëjë Greqinë një fuqi ndërkombëtare në këtë fushë.

Për dy zona detare, pranë Kretës janë dhënë për ratifikim dy kontratat e nënshkruara në qershorin e kaluar midis shtetit grek dhe konsorciumit Total, “ExxonMobil” dhe “Hellenic Petroleum”. Kjo dhënie me koncesion vlerësohet nga Athina zyrtare, se do të rrisë rolin e Greqisë në Rajon dhe në botë, përsa i përket kërkimit dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve.

Nafta dhe gazi natyror që do të shfrytëzohen në zonat në fjalë, pritet të sjellin fitime deri në 3.5 trilion dollar në dy dekadat e ardhshme, ku rreth 600 mld dollarë do ti përfitojë shteti grek./Tiranapost.al