Aktualitet

Kathimerini grek citon Tusk: Nuk do të ketë Evropë të sigurt pa integrimin e Ballkanit në BE

Kathimerini grek citon Tusk: Nuk do të ketë Evropë të sigurt

Media greke Kathimerini ka publikuar një artikull lidhur me vizitat e Presidentit në largim të Këshillit Europian Donald Tusk i cili edhe në Tiranë edhe në Shkup përcolli mesazhin: “Nuk do të ketë Evropë të qëndrueshme dhe të sigurt pa integrimin e të gjitha Ballkani në BE ”.

Shpallja e vendimit të KE-së për bisedimet e pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pritet të jepet me 17/18 tetor në samitin e BE-së, dhe presidenti në largim Donald Tusk pret një vendim pozitiv për të dy vendet. Duke gjykuar deklaratat e tij të fundit nga turneu në Ballkan, Kathimerini shkruan se sipas Tusk, dy vendet kanë bërë përparim të madh, bazuar në kërkesat e Brukselit dhe vendeve anëtare të BE-së dhe se tani duhet tu jepet drita jeshile.

Ka ende reforma për tu bërë në dy vendet, por Tusk thekson se kjo është një arsye më shumë pse liderët e BE-së duhet të japin datën për fillimin e bisedimeve, duke thënë se nuk do të ketë Europë të qëndrueshme dhe të sigurt pa integrimin e gjithë Ballkanit në BE./ Ekathimerini/ Tiranapost.al. E.B