Showbiz

Ke ngrënë ndonjëherë qofte orizi? Ja ku e ke recetën

Ke ngrënë ndonjëherë qofte orizi? Ja ku e ke recetën

Përbërësit dhe përgatitja:

500 g oriz carnaroli

1 lt ujë

100 g gjalpë

1,6 g shafran

Kripë

100 g parmigiano

3 vezë

Nenexhik

500 g djathë manuri

Orizin e ziejmë me ujë, kripë , gjalpë dhe shafran. E ftohim në një tavë dhe më pas shtojmë djathin parmigiano, vezët e rrahura dhe nenexhikun. Formojmë brumin e qofteve, me duar pak të lagura marrim pak brumê, e hapim te pëllëmba e dorës e mbushim me djathin Manuri të thërmuar dhe e mbyllim me kujdes. I vendosim në tavë, i pjekim në furrë me temperaturë maksimale derisa të marrin ngjyrë./Tiranapost.al